Lajmet e fundit

Të udhëtuarit jashtë vendit, është njëra ndër aventurat më emocionuese që mund të përjetoni. Do të njiheni me një kulturë komplet ndryshe nga ajo e juaja, do të dilni nga “zona e sigurisë” në të cilën jeni mësuar të jetoni, dhe do të mësoni më shumë për veten në një javë se sa që keni mësuar për veten në 6 muaj,
Para se të niseni në në udhëtimin tuaj, ja disa nga gjërat që duhet t’i bëni para se t’i drejtoheni atij vendi:
Kontrollimi i pasaportës dhe vizës
Kjo është gjëja kryesore që duhet t’ia hidhni një sy para se të niseni në udhëtim. Disa vende kërkojnë një pasaportë që nuk do të skadojë edhe 6 muaj. Nëse nuk e dini se sa do të zgjasë udhëtimi juaj, sigurohuni që pasaporta të ketë të paktën 2 vjet validitet.
Paketohuni në mënyrën e duhur
Të studioni se si është kultura e vendit ku do të shkoni e po ashtu edhe moti, është shumë e rëndësishme. Konsultoni web faqe që ofrojnë konsulenca të ndryshme sa i përket përgatitjes së bagazhit tuaj për udhëtim, për shkak se gjithmonë do të keni diçka tepër apo diçka mangut.
Telefonojini bankës tuaj
Ndodh shpesh që kur paguani me kredit kartelë në një shtet tjetër, banka t’i anulojë transaksionet e jashtme për shkak se e konsideron se është një transaksion i jashtëzakonshëm. Telefonojini bankës për t’i informuar se llogaria juaj bankare do të përdoret nga ju edhe jashtë vendit.
Mësohuni si të komunikoni
Kur të shkoni në një vend që s’keni qenë më parë, mundohuni t’i mësoni të paktën fjalët bazike për të komunikuar me vendasit. Ka ende vende në botë ku njerëzit nuk flasin anglisht, dhe do ta keni me patjetër që të komunikoni në gjuhën e tyre.