Lajmet e fundit

Mund t’i ndodh çdo kujt që të zgjohen në mes të natës e të rrotullohen e rrotullohen në shtrat, por të mos kenë gjumë.
E çfarë duhet të bëhet sipas ekspertëve nëse zgjoheni e nuk mund të flini më?
Sipas psikologut, Michael Perlis nuk duhet të sforcoheni shumë për këtë gjë.
“Mos bëni gjumë në mesditë. Mos shkoni herët të flini ditën tjetër dhe çdo gjë do bëhet mirë”.
Shmangni vendet me dritë
Armiku më i madh i gjumit është një vend i ndriçuar. Përdorni perde të errëta, nëse është e nevojshme.
Nëse dëshironi të shihni televizor, atëherë vendosni syze
Spas Perlis, ekranet duhet të shmangen në përgjithësi, mirëpo po vendosni të shikoni tërë kohën është mirë që të mbani syze.
Mos e shikoni tërë kohën orën
Kur e shikoni orën tërë kohën dhe e llogaritni edhe sa orë do të flini, do ju stresojë më shumë.