Lajmet e fundit

Dita Ndërkombëtare e Teatrit, që u shënua me 27 mars, e ka gjetur Teatrin Kombëtar e teatrot profesionale të komunave të Kosovës në gjendje jo shumë të lakmueshme.
Pa mundësi të mira financiare, me pak prodhimtari teatrale dhe me aktorë që po protestojnë, është situata aktuale e kësaj fushe arti në vendin tonë.
Në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, është diskutuar për situatën e përgjithshme të teatrove në Kosovë dhe se ku janë vështirësitë më të mëdha, e po ashtu cilat janë masat që institucionet shtetërore, përkatësisht Ministria e Kulturës, duhet t’i ndërmarrë që t’ia kthejë dinjitetin teatrit kosovar.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë: