Lajmet e fundit

Arsenal është shuam afër që të nënshkruajë me mesfushorin shqiptar të Borussia Moenchenbladbach, Granit Xhaka.
Goal.com ka publikuar një profil të shkurtër të Xhakës me disa nga karakteristikat e tij, përfshirë përparësitë por edhe mangësitë.
“Xhaka është 23 vjeçar që luan në mesfushë, ai ka më shumë se 40 paraqitje në garat ndërkombëtare me Përfaqësuesen e Zvicrës”.
“Përparësitë e tij janë, fitimi i dueleve, pasimi dhe lidershipi, kurse mangësitë janë disiplina dhe ritmi”, shkruan Goal.com.
“Ai është futbollist që për kartonin e kuq që ka marrë ndaj Darmstadt, ka dhuruar para për bamirësi në dhjetorin e vitit të kaluar.”
“Ai është një lider, lojtar që merr përgjegjësinë dhe ka vetëbesim”, ka deklaruar më parë për të ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Otmar Hitzfield.
“Ardhja e t kapitenit më të ri në historinë e Gladbach do ti sjell kualitet Arsenalit.”
“Ai është quajtur edhe ‘Ajnshtajni i vogël’, pasi ka shprehur interesim për shkencën”, transmeton Klan Kosova.