Seriali turk “Apartamenti i Pafajësisë”, ka filluar të transmetohet javën e kaluar në Klan Kosova. Dhe pas tre episodeve interesante vjen një tjetër i mbushur me drama e intriga.
Inxhi me familjen e saj vijnë të jetojnë në të njëjtën ndërtesë me Hanin dhe motrat e tij. Hyrja e tyre në këtë shtëpi ngjall shumë kundërshtime sidomos nga Safija, motra e madhe e Hanit, e cila mundohet të bëjë të pamundurën që Inxhi të mos futet në atë shtëpi, njofton Klankosova.tv
Megjithatë as këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme që Hani dhe Inxhi të mos mund të vazhdojnë njohjen e tyre të lënë në gjysmë.
Për më shumë ndiqeni episodin e katërt të “Apartamentit të Pafajësisë”, i cili transmetohet sonte nga ora 18:45 në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.