Lajmet e fundit

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”.Sipas informatave të para të policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore pa shenja jete, i cili dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit. https://klankosova.tv/vritet-nje-person-ne-ferizaj-2/ Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt.
“Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Veseli.Policia ka bërë të ditur se, bazuar në hetimet fillestare, vrasja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një përleshjeje. https://klankosova.tv/gjithcka-nisi-nga-nje-perleshje-si-erdhi-deri-te-vrasja-ne-ferizaj/ Organet e rendit kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku fillimisht kishte nisur përleshja që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe vdekjen e një personi. https://klankosova.tv/pamje-nga-vendi-i-ngjarjes-ku-ndodhi-vrasja-e-nje-personi-ne-ferizaj-1/