Lajmet e fundit

Viktima Lulzim Visha[/caption]
37-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”
Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërsa në kërkim policia ka shpallur djalin e xhaxhait të personit të arrestuar, Ervis Lamin, pasi rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në pronësi të tij, por përdorej edhe nga Eduart Lami.
Ervis Lami nuk është një emër i panjohur për autoritet policore, pasi së bashku me Admir Tafilin bashkëpunuan në arratisjen e të dënuarve nga burgu i Drenovës.
Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdorur në ngjarje kriminale.
Në pyetje janë marrë familjarët e Vishës. Tashmë hetimet e policisë janë përqendruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit, por nuk përjashtohet as hasmëria për vrasjen që ka kryer vëllai i Lulzim Vishës në vitin 1997.
48-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e së premtes sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po shkonte në punë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 12 gëzhoja. Disa orës pas atentatit, policia në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjeti të djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.
Në brendësi të makinës u gjet një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur në vrasje.
Targat e automjetit rezultojnë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz./Euronews.al/.