Lajmet e fundit

Pas dasmës së tyre, ky çift bëri atë që shumë prej nesh e kemi ëndërruar gjithmonë.
Kur Matt dhe Jessica Johnson u martuan, ata bënë diçka që asnjë nga miqtë apo familjarët e tyre nuk e kanë pritur, transmeton Klan Kosova.
Çifti kanë shitur shtëpinë e tyre, duke hequr dorë nga karriera e suksesshme si menaxherë dhe specialist financiarë dhe kanë blerë një jaht të vogël.
Për gati katër vite, ata kanë udhëtuar rreth botës në shoqërinë e maces së tyre, George.
Ata tashmë kanë vizituar 16 vende duke përfshirë: Bahamas, Xhamajka, Kuba dhe Peru, dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Historia e këtij çifti është me të vërtetë frymëzuese.






