Pas fitores historike ndaj Cibona Zagrebut, nënkampioni kosovar, Bashkimi ka arritur një tjetër triumf të madh në FIBA Europe Cup, duke mposhtur skuadrën italiane Reggiana me rezultat të ngushtë 77-76.
Skuadra prizrenase tregoi karakter të fortë dhe vendosmëri, duke ruajtur epërsinë në sekondat e fundit të ndeshjes për të siguruar një fitore që konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon. Me këtë sukses, Bashkimi vazhdon të shkruajë histori në arenën evropiane, duke treguar se mund të përballet denjësisht me skuadra me traditë si Reggiana e Cibona, raporton Klankosova.tv.
Ishte kjo një fitore që e ndez edhe më shumë atmosferën në Prizren dhe e vendos Bashkimin si surprizën më të madhe të këtij edicioni të FIBA Europe Cup. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.