Zgjedhja e Presidentit është një nga temat kryesore në Kosovë ditëve të fundit.
Kjo dhe shumë çështje të tjera u diskutuan mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova me deputetin e AAK-së Besnik Tahiri.
Tahiri beson se qytetarët e Kosovës do t'u drejtohen edhe njëherë kutive të votimit.
"Po qysh mos me pasë zgjedhje? Për dy ditë qysh zgjedhet Presidenti?", u shpreh Tahiri në Klan Kosova.
Ai theksoi se askush e sidomos deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duan të kenë zgjedhje të reja.
Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është data 5 mars.
https://www.youtube.com/watch?v=V-j6E__fLCE
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.