Lajmet e fundit

Rrustemi ka theksuar se deri më tani nuk ka informacion për një kandidat të dytë, pos Glauk Konjufcës të propozuar nga LVV-ja.
“Deri më tani nuk kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë, ne kemi një kandidat i cili i ka plotësuar kushtet dhe kriteret procedurale dhe kushtetuese, mbështetur nga 30 nënshkrime. Procedura nuk mund të fillojë pa pasur së paku dy kandidatë”. “Unë personalisht e kam nënshkruar kandidaturën e Konjufcës, por ne e kemi thënë vazhdimisht dhe i kemi ftuar deputetët e opozitës për të propozuar kandidatin e dytë”, deklaroi ai, njofton Klankosova.tv.