Besian Mustafa është deklaruar pas takimit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai para mediave theksoi se zyrtarisht nuk ka ndonjë propozim zyrtar për asnjë emër për postin e presidentit.
“Deri më tash nuk kemi asnjë kandidaturë zyrtare që ka 30 nënshkrime. Sa i përket marrëveshjes politike, deri në këto momente nuk kemi sepse në të kundërtën do të kishim lëvizje tutje”, deklaroi Mustafa, njofton Klankosova.tv.
Takimi i GP të LDK-së u zhvillua pas takimit të tretë të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me kryeministrin, Albin Kurti rreth çështjes së presidentit.
https://www.youtube.com/watch?v=pPzT_8JFEig
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.