Çështja e presidentit është diskutuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Kosova Today”.
Gazetari Shkumbin Kajtazi deklaroi se asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e di se çfarë janë duke bërë, përjashtuar kryetarit të saj Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit, transmeton Klankosova.tv.
“Kushdo që thotë se është duke e ditur çka është duke ndodh, për mendimin tim nuk është duke e kuptuar saktë, dhe aty fillon mosbesimi, kur ti beson se e kupton, sepse këtu nuk e kupton askush. Këtu e dinë veç Albin Kurti dhe Dejona Mihali, as Albulena Haxhiu nuk është duke e ditur çka është duke bërë. Ajo është juriste e dobët”, tha Kajtazi në Klan Kosova.
Ndër të tjera, Kajtazi deputetët e VV-së i quajti si “kope të pulave”.
https://www.youtube.com/watch?v=1E5EqgtmUMk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.