Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen e seancës për çështjen e Presidentit.
I pyetur rreth asaj se a i janë kërkuar nënshkrimet për ndonjë kandidat, ai potencoi se i kanë të gatshme ato, njofton Klankosova.tv
“Të gatshëm i kemi, kurdo që janë të interesuar, këtu në tavolinë, në zyre të grupit, do t’i marrin”, deklaroi Haradinaj.
Ai nuk ka komentuar rreth emrit të përfolur për kandidat për president nga VV-ja, Andin Hoti.
“Nuk jemi ende në fazën e komenteve apo spekulimeve. Përderisa nuk janë 30 nënshkrime të depozituara, s' ia vlen as të diskutohet”, theksoi Haradinaj.
Komentet ai i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar të AAK-së.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.