Lajmet e fundit

"Kësaj here e kam njëfarë besimi që nuk shkojmë në zgjedhje. Cili do të jetë potencialisht koalicioni? Unë jam ithtar që me gjetë një emër konsensual. Nuk e kam diskutuar as me kryeministrin, as me Donikën, as me Mimozën dhe as me akterët e rëndësishëm brenda Vetëvendosjes. Por, unë jam i bindur që kryeministri ka me pasë një qasje gjeneroze që me ju thënë sillni emrat", u shpreh Peci në Klan Kosova. "Kryeministri e ka thënë disa herë se nuk duam t'i kemi president, kryeministër, kryetar të Kuvendit. Na mundësoni mos me pasë njërën nga këto pozitat kryesore", shtoi ai.