Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë rast, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në mbledhjen e sotme bëri të ditur se sa ulëse kanë zënë secila parti.
VV me 53 ulëse;
PDK me 22 ulëse;
LDK me 18 ulëse;
Lista Serbe me 9 ulëse;
Aleanca me 7 ulëse.
Me certifikimin e rezultateve përfundimtare, tashmë rruga për formimin e institucioneve është hapur.
Afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen e suksesshme të seancës konstituive të Kuvendit fillon qysh nesër, dhe përfundon më 7 gusht.
Seanca duhet të thirret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Nëse kjo nuk ndodh brenda afatit, Kuvendi mblidhet vet në ditën e 30-të.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.