Në Burgun e Dubravës është realizuar certifikimi i 15 zyrtarëve korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për ndihmën e parë.
Sipas njoftimit zyrtar, ky trajnim është zhvilluar në kuadër të programeve të rregullta të trajnimit të stafit dhe ka pasur për qëllim forcimin e njohurive bazë për reagim të shpejtë në situata emergjente, transmeton Klankosova.tv.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të jetë i përkushtuar në zhvillimin profesional dhe edukativ të stafit, duke investuar në trajnime që rrisin sigurinë, përgjegjësinë dhe cilësinë e shërbimit”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.