Lajmet e fundit

Presidenti i Atletico Madrid-it, Enrique Cerezo, ka thënë se vendimi i Antoine Griezmann për t'u larguar nga ky klub tashmë është i pakthyeshëm.
Sulmuesi është lidhur me një transferim te Barcelona, por ende nuk ka asgjë zyrtare se ku ai do të shkojë.
"Është i pakthyeshëm [vendimi]. E vetmja gjë që mund t'i them është t'i uroj shumë fat aty ku shkon", ka thënë Cerezo.
"Dhe që së paku ta trajtojnë ashtu si e kemi trajtuar atë këtu".