Lajmet e fundit

Atletico e Madridit nuk e ka frikë Barcelonën, madje i ka mundësitë për t’i mposhtur katalanasit jo vetëm të Shtunën në sfidën e parë direkte mes tyre, por edhe në garën për titullin kampion. është ky mendimi i presidentit të Los Colchoneros, Enrique Cerezo. Në intervistën e tij numri 1 i klubit nga “Vicente Calderon” thumboi edhe Realin e Madridit duke theksuar se Atletico dhe Barcelona janë momentalisht dy skuadrat më të mira të La Ligas.
“Ndaj tyre do të jetë një sfidë e vështirë për ne. Barcelona është kampionia në fuqi e Spanjës, por përballë katalanasve ne do të zbresim në fushë për të fituar. Kemi shumë besim në aftësitë tona por mbi të gjitha kemi në ekip lojtarë të mëdhenj ashtu si edhe Barca. Të Shtunën do të luajmë në shtëpinë tonë dhe objektivi i vetëm është fitorja. Unë mendoj se këtë sezon kemi në dispozicion skuadrën më të mirë të këtyre viteve të fundit dhe mund të fitojmë titullin kampion. Të Shtunën përballë njëra-tjetrës nuk do të jenë vetëm dy ekipe që ka fituar dy titujt e fundit por edhe dy skuadrat më të mira të Spanjës”.
Gjithsesi për të mposhtur Barcelonën, Atletico këtë herë nuk do të ketë më në dispozicion një lojtar si Arda Turan, i cili gjatë verës u largua nga Los Colchoneros duke u transferuar te Barcelona. Një mendim i Cerezos shkoi pikërisht për mesfushorin turk, i cili nuk mund të debutojë me fanellën e klubit të tij të ri deri në Janar.
“Arda Turan është një futbollist i shkëlqyer dhe mbi të gjitha një njeri i vecantë. Ai kaloi disa vite të lumtura te Atletico ndërsa tani ka nisur një etapë të re në jetën e tij dhe ajo është Barcelona. Shpresoj që Arda edhe te Barca të fitojë trofe ashtu sic bëri te Atletico. Në momentin që do të luajë unë jam i sigurtë se ai do të bëjë menjëherë mirë dhe do të zhvillojë një sezon të madh me blaugranat”, njofton supersport.al