Lajmet e fundit

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka komentuar ndeshjen e sontme kundër Real Madrid për superkupen e Evropës duke dëshiruar fitore ndaj Los Blancos.
“Cdo ditë është e mirë për të mposhtur Real Madrid, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të dijmë se kundër kujt po luajmë” ka thënë Cerezo.
Ai këtë ndeshje e quajti parasezonale duke kujtuar se të dy ekipet kanë lojtarë që sapo kanë ardhur në mesin e tyre.
“ Duhet të kujtojmë se kjo ndeshje ëshët pak para fillimit të sezonit të ri dhe ka shumë lojtarë që nuk kanë mundur të marrin pjesë në parapërgatitje” shtoi spanjolli.
Ndeshja mes këtyre dy ekipeve që luhet sonte me fillim nga ora 21:00 është finalja e parë e kupës së Evropës që zhvillohet mes dy skuadrave nga i njëjti qytet, transmeton Klan Kosova.