Lajmet e fundit
Skuadra kampione në fuqi do të përballet me baskët në çerekfinale, ndërsa Atletico Madrid me Celta Vigon, si edhe Valendia me Las Palmas.

Barcelona përballet me Athletic Bilbaon në çerekfinale të Copa del Rey.
Finalistët e vitit të shkuar do të përballen në San Mames më 20 janar, para takimit kthyes një javë më vonë në Santiago Bernabeu.
Javier Bordas, zyrtar i lartë i katalunasve, ka thënë se skuadra ka pak avantazh në këtë short.
“Athletic është skuadër që mund ta mposhtë këdo”.
“Ata e kanë treguar këtë në një varg rastesh”.
“Barca është favorite, por në Superkupë kemi humbur nga po kjo skuadër”.