Lajmet e fundit

Hedhja e shortit të Kupës së Kosovës i solli tetë klubet më të mira në “Fadil Vokrri”.
Ekipi i parë që doli nga topat e vazos ishte Feronikeli, derisa menjëherë pas tyre ishin Prishtina dhe Trepça ‘89.
Mitrovicasit do të takohen me Llapin në një tjetër sfidë të ekipeve nga Superliga.
Senzacioni i sivjetshëm, Istogu, në çerekfinale takohet me ekipin A&N. Istogasit nuk morën pjesën në hedhjen e shortit, kurse A&N po synon gjysmëfinalen.
Çifti i fundit çerekfinalist është ai në mes Dukagjinit dhe Drenicës.
Të gjitha ndeshjet kanë vetëm nga një përballje të cilat zhvillohen më 16 dhe 17 mars.
Më poshtë mund të ndiqni kronikën e përgatitur nga emisioni “Minuta e Fundit” në Klan Kosova.