Lajmet e fundit

Anësori i Atletico Madridit, Alessio Cerci mund të transferohet tek ekipi gjerman Bayer Leverkusen.
Reprezentuesi Italian i cili është aktualisht në huazim te Milani në një marrëveshje e cila skadon në qershor të 2016-ës, është lidhur me një lëvizje të mundshme te ekipi i Schalkes, por tani Bayer Leverkusen është gjithashtu duke e monitoruar pozicionin e Cercit.
Gazzeta Tv raporton se gjermanët e kanë vëzhguar 27 vjeçarin dhe dëshirojnë ta përforcojnë sulmin.
Cerci u bashkuar me spanjollët e Atletico Madrid nga Torino në fillim të stinorit 2014/2015, por pastaj u bashkua me rosonerët në një huazim dy vjeçar në janar si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin me Fernando Torres.