Boston Celtics kanë fituar ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 117-113 duke ua shkaktuar humbjen e parë mysafirëve në këtë edicion të NBA-së, pas shtatë fitores radhazi.
Ata thyen rekordin e klubit për më së shumti treshe, duke shënuar 24 sosh.
Giannis Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 11 kërcime për mysafirët por kjo nuk iu mjaftoi për triumf.
Në anën tjetër, Kyrie Irving shkëlqeu me 28 pikë e shtatë asistime te 17 herë kampionët e NBA-së.
https://www.youtube.com/watch?v=yV_4_lBGns0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.