Lajmet e fundit

Boston Celtics ka shënuar fitore të ngushtë ndal Golden State Warriors me rezultat 121:118 pas kohës shtesë, duke e mundur kështu klubin që ua rrëmbeu titullin në finalet e sezonit të kaluar në NBA.
Jayson Tatum realizoi 34 pikë e 19 kërcime për ta udhëhequr ekipin e tij drejt triumfit.
Në anën tjetër, Stephen Curry me 29 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë te mysafirët.
Me këtë fitore Bostoni mban sigurt pozitën e parë në Konferencën Lindore me 34 fitore nga 46 xhiro, teksa Golden State Ëarriors numëron 22 fitore karshi 23 humbjeve, duke zënë vendin e tetë në Konferencën Perëndimore.