Lajmet e fundit

Celtic Glasgow duket se ia ka vënë syrin Albian Ajetit të West Ham United-it, sipas raportimeve nga Sky Sports, përcjell Klan Kosova.
Neil Lennon ka qenë shumë i përfshirë në bisedime me klubin nga Premier Liga, teksa klubi i tij po synon që të bëjë një ofertë formale këtë verë.
Gjelbër e Bardhët janë të hapur që ta transferojnë Ajetin, qoftë në mënyrë permanente apo në formë huazimi, teksa vlera e tij në treg vlerësohet se është tetë milionë funte.