LA Liga mbyllë xhiron e saj të shtatë me një ndeshje interesante e cila vjen të hënën dhe përballë Celta Vigon me Granadën.
Kjo përballje fillon nga ora 21:00 dhe transmetohet në Art Sport 2 nën komentimin e Emanuell Sylës.
Të dy skuadrat ndodhen poshtë në renditje dhe kanë filluar keq kampionatin, teksa kërkojnë një fitore në këtë përballje që do shërbente edhe si pikë kthese për to. Aktualisht Celta Vigo mbanë vendin e 16-të me 4 pikë në gjashtë ndeshje teksa Granada është e 18-ta me 3 pikë të arkëtuara në total.
Celta Vigo, 11-shja e mundshme startuese:
Dituro – Mallo, Araujo, Murillo, Galan – Beltran, Mendez, Cervi, Nolito – Aspas, Mina
Granada, 11-shja e mundshme startuese:
Maximiano – Arias, Duarte, Sanchez, Neva – Milla, Gonalons, Montoro – Puertas, Suarez, Bacca
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek art sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.