30.01.2019 · përditësuar para 2723 dite1 min lexim
Celine Dion iu ka dhënë një përgjigje njerëzve që thonë se është shumë e dobët.
Këngëtarja 50-vjeçare bëri një paraqitje gjatë Javës së Modës në Paris këtë muaj dhe dukej e mahnitshme në veshjet e shumta të saj, transmeton Klan Kosova.
“Po e bëj këtë për mua. Doja të ndihesha e fortë, e bukur, femërore dhe sexy”, tha Celine për The Sun në një intervistë të re.
Celine shtoi se ajo nuk dëshiron që pesha e saj të diskutohet.
“Nëse më pëlqen, nuk dua të flas për këtë”, tha më tej ajo.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.