Këngëtarja e njohur, Celine Dion, koncertin në Miami të Floridës ia kushtoi nënës së saj, e cila ka ndërruar jetë para disa dite.
Dion para adhuruesve të saj deklaroi se është mirë pas vdekjes së nënës së saj.
“Nëna ishte 92 vjet, kohëve të fundit ishte e sëmurë. Ne e dinim që ajo do të largohej”.
“Ajo dëshironte që fëmijët e saj të bëheshin bashkë për një kohë, kështu unë mbrëmë me vëllezërit dhe motrat e mia qëndruam tërë natën në dhomën e saj të gjumit”.
“Nën, ne të duam ty shumë. Koncertin e sotëm ta dedikojmë ty, unë do të këndojë për ty me gjithë zemrën time. Të do, Celine”, kishte thënë këngëtarja.
https://www.youtube.com/watch?v=lWuOgnLlnDg&feature=emb_title
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.