Lajmet e fundit

Ipswich Town e ka mposhtur Fleetwood Town me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 14-të në League 1.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Conor Chaplin për Ipswich, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Fletwood e barazon rezultatin në minutën e 82-të me Callum Morton, ndërsa golin e fitores për Ipswich e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina në minutën e 90+4.
Ipswich me këtë fitore kalon në pozitën e 10-të me 20 pikë, pas 14 ndeshjeve.
https://twitter.com/i/status/1451944013448294409