Lajmet e fundit

Adoleshenti kosovar, Bersant Celina raportohet se mund të largohet këtë afat kalimtar nga Manchester City.
Është skuadra skoceze, Celtic që është e interesuar për ta pasur në radhët e veta 19 vjeçarin, por vetëm në formë të huazimit.
Celina bëri debutimin me The Citizens në FA Cup kundër Norwich City.
Trajneri i Celtic, Deila dhe asistenti i tij raportohet të jenë takuar me drejtuesit e gjigantit anglez për marrëveshjen e huazimit të lojtarit, transmeton Klan Kosova.
Edhe vet lojtari kishte thënë për mediat norvegjeze se në moshën që është ka nevojë të luajë më shumë dhe se afatin e janarit e sheh si mundësi për tu huazuar.
"Do të doja të ishte një nga klubet në Championship, por nuk mund të them më shumë tash për tash".
Por thuhet se nuk është vetëm Celtic i interesuar për të nënshkruar me përfaqësuesin e Kosovës.