Lajmet e fundit

Bersant Celina është gati për t’u larguar nga Manchester City, por vetëm në huazim.
Përfaqësuesi i Kosovës, është një nga lojtarët e fundit që ka debutuar për The Citizens, por që raportohet që do të huazohet pasi nuk e ka hapësirën e mjaftueshme tash për tash në Etihad dhe kështu do të marrë përvojë diku tjetër.
“Ndjej se ne jemi një nga klubet më të mëdha në botë, kështu që gjithmonë është vështirë për të gjetur vend në ekipin e parë”.
“Nëse do të huazohesha do të ishte një mundësi e mirë, që të kem më shumë kohë të luaj”, ka thënë Celina.
Celtic është një nga klubet që është i interesuar për të marrë shërbimet e shqiptarit, transmeton Klan Kosova.