Lajmet e fundit

Taktikat, strategjia, përgatitja fizike, psikologjia dhe menaxhimi i yjeve, janë pesë shtyllat me të cilat, PSG mposhti Barcelonën 4:0 në Paris, shkruan AS.com.
PSG e mposhti Barcelonën në të gjitha aspektet e lojës dhe kështu katalanasit mbetën pas përgjigje, transmeton Klan Kosova.
Loja që bën futbollistët por edhe menaxhimi i numrit një të Barçës, nuk ishin matjet e duhura për ndeshjen kundër PSG.
Me turpërimin në Parc des Princes, thuhet se ka ardhur fundi i epokës së trajnerit Luis Enrique që mbrëmë u mposht në çdo aspekt.
Taktikisht – Di Maria kishte për të filluar në krahun e majtë, por ai bëri lëvizje çka e paralizoi planin e Barcelonës.
Strategjia – Emery kishte thënë se nuk do të bënte ndryshime drastike në mbrojtje për gjuajtjet e Messi.
Përgatitja fizike – Edhe në ndeshjen kundër Bourdeoux në ligë PSG u tregua e fortë. Edhe në ndeshjen kundër Barçës ata u panë tek sa fluturonin.
Psikologjia – PSG nga sondazhet konsiderohej humbës. Emery dëshmoi se mund ta ndalte Suarez, jo në përballje direkte me të.
Menaxhimi me yjet – Derisa Messi, Suarez dhe Neymar dështuan, Draxler, Di Maria dhe Cavani bënë më të mirën nga repertori i tyre.