Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka pritur në zyrën e tij artistin Jakup Ferri, i cili do të përfaqësoj Kosovën në Bienalen e Venecias 2022, njofton Klankosova.tv.
"The Monumentality of the Everyday” titullohet projekti i artistit bashkëkohor Jakup Ferri që për kuratore ka gjermanen Inke Arns.
Komisionere e Pavijonit të Kosovës në edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venecia 2022 është Alisa Gojani Berisha.
Jakup Ferri është përzgjedhur në mesin e 12 artistëve që aplikuan në thirrjen publike të Ministrisë së Kulturës.
“Përgëzime për Jakupin, mbarësi në këtë detyrë të rëndësishme. Republika jonë sërish do të pushtojë majat e artit botëror”, ka shkruar Çeku në një postim në Facebook.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.