Klubi basketbollistik Trepça ka bërë një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri 2025/26, duke zyrtarizuar ardhjen e basketbollistit amerikan Cedric Russell.
Russell, që luan në pozitat 2 dhe 1, së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit austriak me skuadrën Traiskirchen Lions.
Në 29 ndeshje, ai ka pasur një mesatare mbresëlënëse prej 17.2 pikësh për ndeshje, me 38.7% saktësi në gjuajtjet për tri pikë, si dhe ka shtuar 3.7 kërcime dhe 2.2 asistime për ndeshje.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.