Lajmet e fundit
Gardiani veteran ka thënë se nuk do të transferohej tek Arsenali nëse nuk do të besonte në aftësinë e skuadrës për të fituar tituj.

Petr Cech ka thënë se është transferuar tek Arsenali sepse beson se skuadra ka aftësinë për të fituar tituj.
Çeku u largua nga Stamford Bridge pas 11 sezoneve, për të kaluar tek rivali lokal në korrik të këtij viti.
Cech, 33 vjeçar, e ka ndihmuar Arsenalin për të dalë në krye të tabelës së Premierliëgs.
“Nuk ishte vendim i lehtë, por gjithmonë kam dashur që të transferohem tek një skuadër fituese”.
“Nëse nuk do të besoja në këtë skuadër, nuk do të transferohesha”.
“Unë luaj futboll dhe më pëlqejnë sfidat, por dua që të fitoj ndeshje dhe tituj”.