Lajmet e fundit

Portieri i Arsenal, Petr Cech do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë kundër ish-klubit, Chelsea, në Preimer League.
Çeku këtë verë u transferua për 10 milionë euro, në Emirates Stadium pas një periudhe të gjatë që kaloi tek Chelsea.
“Nuk është lehtë të luash kundër ish-klubit, por Petr këtë e bëri edhe në Community Shield”, ka thënë Wenger.
Muaj më parë, Cech ishte paraqitur në Community Shield, trofe të cilin e kishte fituar Arsenal, por në kampionat hera e parë do të jetë nesër, transmeton Klan Kosova.