Lajmet e fundit
Pas ardhjes të Courtois tek Blutë e ardhmja e Cech është vënë në dyshim.

Petr Chech është i hapur për një transfer të mundshëm te gjigandi turk Besiktas, konfirmoi agjenti i portierit.
E ardhmja e 32 vjeçarit në "Stamford Bridge" ësthë vënë në dyshim pas lënies së tij në bankë me ardhjen e Thibaut Courtois. Kjo paqartësi ka bërë që ai të lidhet me transfere të ndryshme, si ai tek rivalët e Premier League, Arsenal e Tottenham si dhe tek Real Madrid dhe PSG.
Menjëherë pas mbylljes së mundësisë për transferim tek rivalët e ligës nga trajneri Mourinho, agjenti i portierit bëri të ditura negociatat me Besiktas.
"Jemi në bisedime me Besikats", tha Viktor Kolar, menaxher i Cech.
"Turqia është zgjedhje e mirë për Cech, por vendimin do ta marrim në fund të sezonit". -shtoi Kolar.