Lajmet e fundit
Çeku e ka kaluar David Jamesin pasi e mbajti të paprekur portën në ndeshjen për të 170-tën herë në Premierligë, derisa Arsenali mposhti Bournemouthin 2-0 të hënën mbrëma.

Petr Cech ka treguar krenarinë e tij pasi mbajti të paprekur portën edhe në fitoren e Arsenalit 2-0 ndaj Bournemothit të hënën mbrëma.
33 vjeçari, që ka regjistruar 300 paraqitje për Chelsean para se të zhvendosej në pjesën tjetër të Lindrës, e kaloi David Jamesin për numrin e ndeshjeve pa pësuar go – 170.
Golat nga Gabriel dhe Mesut Ozil i dhen fitoren skuadrës së udhëhequr nga Arsene Ëenger, ndërsa gardiani ishte i lumtur edhe me suksesin e tij personal.
“Nuk të ndodh çdo ditë që të thyesh rekorde në ligën më të fortë në botë. Duhet ta them që jam krenar”.
“Isha i lumtur që fituam ndeshjen pas asaj që ndodhi ndaj Southamptonit”.
“Paraqitja ishte e mirë dhe treguan lojë të fortë deri në fund të takimit”.