Lajmet e fundit

Petr Cech pranon se humbja e pësuar nga Liverpool 3:1 e ka lënë Arsenalin shumë larg në garën për titull.
The Gunners shkuan në Anflield për t’i mbajtur shpresat gjallë, por që disfata në Merseryside i lë ata pas 13 pikë larg liderit – Chelsea.
“Me tre pikët që i humbëm, ne do të mund të ishim ende në garë për titull, por tash mendoj se jemi shumë larg”, ka thënë Cech.
“Nuk mendoj se Chelsea do të humbë pikë, kështu që neve tash në mbetet të koncentrohemi për të përfunduar sa më lart të jetë e mundur, që të kualifikohemi në Champions League”, ka shtuar ai.
Ai ka pohuar se skuadra nuk është në nivelin që ka qenë në fillim, duke mos thënë ndonjë arsye./Klan Kosova/