Lajmet e fundit
Gardiani veteran është i gatshëm të tregojë sa vlen edhe para menaxherit të ri, pas transferimit të gjermanit Bernd Leno në Emirates Stadium

Portieri çek i lidhur me një kalim tek Chelsea, Petr Cech, do të luftojë për pozitë titullari tek Topçinjtë, pas transferimit të Bernd Leno.
Gjermani kaloi në radhët e skuadrës angleze nga Bayer Leverkusen për 22 milionë euro, duke u bërë transferimi i parë i trajnerit të ri Unai Emery.
26-vjeçari pritet të jetë i pari në portën e Topçinjve, ndërsa besohet që 36-vjeçari mund të largohet nga klubi pas tre vjetësh në Emirates Stadium.