Lajmet e fundit

Liverpool duket se më në fund ka gjetur zëvendësimin e Philippe Coutinho-s në Anfield Road.
Sipas gazetës spanjolle Don Balon, Të Kuqtë duan që ta transferojnë lojtarin e Real Madrid, Dani Ceballos.
Coutinho la Liverpool-in në janar për të shkuar te Barcelona, e cila kishte paguar 160 milionë për shërbimet e brazilianit.
Në anën tjetër, Ceballos shihet si kandidat i përshtatshëm që ta marrë rolin e Coutinho-s, dhe për më shumë, është i pakënaqur me kohën e pakët të lojës që e ka te Real Madridi.