Lajmet e fundit

Në emisionin “Ora 7”, ajo u shpreh se në shumë raste gratë tregohen menaxhere shumë të mira të parave, ndërsa ka edhe burra që janë të zotë në sigurimin e të ardhurave, por jo domosdoshmërisht në administrimin e tyre.
“Ka shumë gra që janë ekonomiste perfekte, por ka edhe burra që dinë të sjellin para, por nuk dinë t’i menaxhojnë ato. Andaj, kush më mirë se një menaxher i diplomuar brenda familjes mund t’i organizojë financat. Por kjo nuk është hermetike, pasi secila familje e gjen mënyrën e vet se si mund t’i menaxhojë paratë. Poenta është që gjithçka të bëhet me marrëveshje”, tha ajo.
https://youtu.be/XdcIR8lX2Uo