Lajmet e fundit
Mesfushori spanjoll ka mohuar zërat për një largim të mundshëm drejt kryeqytetit Spanjoll, tek Atletico Madrid.

Santi Cazorla nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenal.
Spanjolli ka mohuar të ketë arritur akord me Atletico Madrid dhe i ka siguruar fansat e Arsenal se shtëpia e tij do të vazhdoj të mbetet Emriates Stadium.
"Jam i lumtur tek Arsenal dhe fjalët për shkuarjen time tek Atletico Madrid nuk janë aspak të vërteta".
"Kam edhe dy vite kontratë me Arsenal dhe jam i vendosur ta respektoj".
Cazorla është ndër lojtarët mbi të cilët është ndërtuar skuadra e Arsene Wenger dhe ky konfirmim i tij për qëndrimin në Londër qetëson shpirtrat e fansave të Arsenal.