Lajmet e fundit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, duhet të pranojë t’i ulet paga nëse dëshiron që ta sigurojë një transferim larg Paris Saint-Germain, raporton Le10Sport.
Uruguaiani aktualisht fiton 12 milionë euro në muaj, dhe si pasojë e kufizimeve që vijnë nga Financial Fair Play, nuk pritet që kampioni francez t’ia ofrojë atij një marrëveshje të re.
Raporti përmend emra si Napoli, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid si destinacione potenciale për sulmuesin, por asnjëra nuk mund t’ia sigurojë një pagë si ajo që e merr te PSG-ja.