Lajmet e fundit
Sulmuesi i Paris Saint-Germain është në krye të listës së dëshirave të trajnerit italian, që po përgatitet për një kalim në Stamford Bridge.

Edinson Cavani është në krye të listës së pesë lojtarëve me të cilët Antonio Conte do të nënshkruajë tek Chelsea.
Conte pritet që të nënshkruajë kontratë trevjeçare në Stamford Bridge, pasi ta lë drejtimin e Italisë në mbarim të Euro 2016.
Cavani është caku kryesor i ish shefit të Juventusit, që do të ribashkohet me Leonardo Bunucci tek Chelsea, ndërsa Juan Cuadrado mund të jetë tjetri nënshkrim.
Dyshja e mesfushës së Roma, Miralem Pijaniq dhe Radja Nainggolan janë caqet tjera të Conte.