Lajmet e fundit
Dy skuadrat e mëdha nga Premierliga po përcjellin me kujdes situatën e uruguaianit në Parc des Princes, në mënyrë që në rast largimi të kenë gati ofertat për të

Chelsea dhe Everton janë duke shqyrtuar mundësinë e ofertave për Edinson Cavani, pas raportimeve se ai është duke shqyrtuar mundësinë e largimit nga Paris Saint-Germain.
Cavani ishte i përfshirë në një mosmarrëveshje me Neymar dhe Dani Alves kohë më parë, duke nxitur spekulimet se mund të largohet nga Parc des Princes.
Por ndërsa skuadrat nga Premierliga janë duke bërë gati ofertat për të, sulmuesin janë duke e përjcellë me kujdes edhe Borussia Dortmund e Milan.