Lajmet e fundit

Edinson Cavani ka marrë mbi supe përgjegjësinë për dështimin e Paris Saint-Germain për të mposhtur Arsenalin në ndeshjen hapëse të grupit në Champions League.
Uruguaiani ka hapur llogarinë e golave pas vetëm 42 sekondave por që më pas ishte shumë i ngathët para Ospinas.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Kemi luajtur më mirë se në ndeshjet në ligë.”
“Ka shumë gjëra pozitive nga ky takim. Por në fund ne e paguam duke dështuar para golit”, ka thënë Cavani.