Edinson Cavani është lojtari i parë në top pesë ligat e Europës që ka arritur të shënojë 20 gola këtë sezon, njofton Klan Kosova.
Uruguaini ka shënuar dy herë në fitoren e Paris Saint-Germain në fitoren kundër Nantes të shtunën, duke arritur kështu të shënojë 20 herë në 18 ndeshje në Ligue 1.
Kjo e lë atë si të parin në garën për Këpucën e Artë të Europës, ku në konkurrencë ësthë me lojtarin e Dordmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka 16 gola.
Në mes lojtarëve që kanë shënuar së paku 10 gola sivjet, Cavani është i dyti me gola për minuta; ai ka shënuar cdo 74 minuta, ndërsa i pari është Falcao i Monakos që ka shënuar golë cdo 71 minuta, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.