Lajmet e fundit

Ole Gunnar Solskjaer përsëri e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen e Edinson Cavanit.
Manchester United siguroi një vend në finalen e Europa League duke mundur Romën ku Cavani shënoi dy gola dhe fitoi një penallti, transmeton KlanKosova.tv.
"Arsyeja që jemi këtu është sepse kemi një qendërsulmues i cili ka shënuar katër gola gjatë barazimit," tha Solskjaer për sulmuesin uruguaian kontrata e të cilit skadon në verë.
Menaxheri i United ka ritheksuar se Cavani bënë pjesë e planeve të tij dhe nuk është i interesuar që ta largojë atë.
“Futbolli ka gjuhën e vet. Edinson ka provuar sonte, në ndeshjet e mëparshme dhe gjatë gjithë karrierës së tij se çfarë duhet të bëjë një sulmues qendror si brenda dhe jashtë topit, si duke u përgatitur për ndeshjet ashtu edhe duke u rikuperuar nga ndeshjet.
“Ai është një profesionist i lartë absolut dhe të gjithë në ekipin tim mund të mësojnë prej tij, shkruan TalkSport.